benefitet shtese

Benefitet

Një paketë konkuruese benefitesh mund të përbëjë ndryshimin për bizneset që kërkojnë të punësojnë njerëz të talentuar dhe profesionistët më të mirë të tregut, si dhe mbajtjen e punonjësve të cilësisë së lartë.

Motivojmë punonjësit

Jemi jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj nevojave të punonjësve, dhe vlerësojmë opninionet e tyre dhe shqyrtojmë rregullisht kënaqësinë e punonjësve në kompani. Rezultatet e kërkimeve përdoren si pikënisje për ndryshime dhe përmirësime brenda kompanisë. Ne besojmë se vetëm punonjësit e kënaqur dhe të motivuar mund të përballojnë sfidat e biznesit në një industri telekomunikacioni në zhvillim të shpejtë e të vazhdueshëm.

Ne shpërblejmë dedikimin në punë 

Çdo punonjës i One Albania mbart një pjesë të përgjegjësisë për prosperitetin e kompanisë, si individ dhe si pjesë e një skuadre. Njohuria e tyre dhe dedikimi kontribuon në arritjen e përgjithshme të objektivave të biznesit. 

Sistemi i manaxhimit të performancës vjetore shpërblen kontributin individual të punonjësve dhe skuadrave në arritjen e objektivave të kompanisë nëpërmjet objektivave personalë. 

Ofrojmë një Plan Benefitesh të Plotë që përfshin:

  • Mjedis Pune të Mirë
  • Transportin e Punonjësve  
  • Kontrolle Mjekësore Vjetore
  • Aktivitete Sportive dhe Palestre
  • Orar Pune Fleksibël
  • Pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme vullnetare
  • Ditë pushimi shtesë si shpërblim besnikërie
  • Zbritje të veçanta në çmimet e produkteve tona
  • Ushqim të veçantë & ushqime të tjera të gatshme (snacks) falas  
  • Telefonë celularë me logon dhe simbolet e kompanisë  
  • Plane tarifore preferenciale për Punonjësit dhe të Afërmit e tyre