vlerat

Misioni/Vizioni/Vlerat

Ne në One jemi të përkushtuar për ju - klientët, partnerët dhe miqtë tanë. Për ne gjithësecili prej jush është i rëndësishëm, dhe duam t’ju shërbejmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Jemi të vetëdijshëm se ku shkëlqen PROFESIONALIZMI ynë, prandaj po ndërtojmë edhe rrjetin më të mirë Real Gigabit në Shqipëri aktualisht.

Ne besojmë që i njohim nevojat tuaja, dhe zotohemi të jemi REALISTË duke ju ofruar pikërisht atë që ju duhet. Ne sjellim produkte më të mira, shërbim më të mirë dhe oferta të përshtatura sipas nevojave tuaja.

Dëshirojmë t’ju ofrojmë eksperiencën më të mirë të klientit në Shqipëri, për këtë arsye bëjmë një hap më tepër dhe shkojmë PËRTEJ asaj çfarë kërkohet, duke rimodeluar dyqanet tona për t’i bërë ato vendin ku mund të gjesh shërbimet më të mira të telekomunikimit. Tashmë mund të shijoni plane tarifore me më shumë kohë bisedë dhe internet, si edhe pajisje celulare me çmime shumë të favorshme.

Ne zotohemi për NDERSHMËRI, dhe ju premtojmë se do të jemi gjithmonë të transparent dhe etikë në marrëdhënien me ju.

Në One e vlerësojmë të qënurit MIQËSORË. Prandaj me ne do ndjeheni gjithmonë të mirepritur dhe me dëshire për t’ju plotësuar nevojat tuaja për komunikim.

Besoni tek ne!

One. Per Ty.