qeverisja-e-korporates

Qeverisja e Korporatës

Organi më i lartë drejtues i One Albania, i cili mban përgjegjësi për marrjen e vendimeve që lidhen me çështje të rëndësishme të shoqërisë (në përputhje me ligjin Nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”), është Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve.

Këshilli Mbikëqyrës ka përgjegjësinë të marrë masa që aktiviteti dhe operacionet e shoqërisë të përputhen me legjislacionin aktual. Ai rishikon dhe monitoron situata reale ose të mundshme konflikti interesi. Këshilli Mbikqyrës vëzhgon dhe mbikqyr zbatimin e politikave tregtare dhe aktivitetin e Bordit të Administratorëve. Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë, të cilët caktohen nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve.

Siç përcaktohet në statutin e shoqërisë, Bordi i Administratorëve është përgjegjës dhe përcakton politikat e përgjithshme dhe strategjinë e One Albania, të autorizuara nga Këshilli Mbikëqyrës, si dhe mbikëqyr manaxhimin operacional dhe veprimtarinë e përgjithshme të shoqërisë. Bordi i Administratorëve përbëhet nga katër anëtarë me mandat tre vjeçar, të emëruar nga Këshilli Mbikëqyrës. Bordi i Administratorëve mblidhet të paktën një herë në tre muaj në zyrën e regjistruar të shoqërisë ose në vendndodhje tjetër.

Drejtori Ekzekutiv mban përgjegjësi parësore për manaxhimin operacional dhe ai asistohet dhe mbështetet nga Auditi i Brendshëm dhe Zyra e Pajtueshmërisë.