Arti dhe Kultura

Programet tona sociale kanë si qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve. Nuk ka shoqëri të shëndoshë dhe të përmbushur pa zhvillimin apo promovimin e artit dhe kulturës së saj. One nxit dhe përkrahë programe artistike dhe kulturore nga grupime të ndryshme shoqërore.

Ne jemi prezent në një sërë bibliotekash të qytetit të Tiranës, përmes pajimit të tyre me libra. Bashkepunimi i vazhdueshëm i One me Akademinë e Arteve, përmes mbështetjes së programeve specifike, u ka dhënë mundësi artistëve të rinj për të zhvilluar talentet e tyre.

One Albania do të vijojë të mbështesë aktivitete kulturore, artistike dhe për rritjen e kapaciteteve për të ndikuar më tej në zhvillimin e artit dhe kulturës në vend.