keshilli-mbikqyres-al

Këshilli Mbikqyrës

Ka kryer studimet në Fakultetin Ligjor të Universitetit Katolik Pázmány Péter, më 2003. Ai e nisi karrierën si planifikues në prokurorinë ushtarake, më pas vazhdoi si sekretar në Zyrën e Prokurorisë Ushtarake të Budapestit. Nga viti 2008 deri më 2014 ai ka mbajtur pozicione të ndryshme si ekspert në MOL Plc., ku ka fituar përvojë shumë të mire në një korporatë multi-nacionale, në fushën e tregtisë, ligjorit dhe marrëdhënieve të korporatës. Më 2014, u diplomua nga Universiteti i Óbuda si inxhinier industrial.

Ai u diplomua në Ekonomi, me një drejtim në Financë në Kolegjin Universitar Károly Róbert. Nga viti 2003 ka punuar si Menaxher i Marrëdhënieve me Klientin në Raiffeisen Bank Zrt. më pas si Drejtor Dege dhe në vijim si Drejtues i Depozitarit Qendror të Letrave me Vlerë. Nga mesi i vitit 2018 deri në gusht 2019, ai vazhdoi aktivitetet e tij si Drejtor Biznesi dhe Operacional i Konzum Investment Fund Management Plc.

Ai u diplomua në Kolegjin Dunaújváros si Ekonomist me drejtim në Financë. Pas diplomimit, ai punoi si konsulent në departamentin e shitjes me pakicë të Citibank Rt., dhe më pas si Menaxher Financiar në Institutin e Habilitimit Reménysugár. Para se t'i bashkohej Konzum Group, ai mbajti poste të ndryshme të larta në HVB Bank Hungary Rt. dhe më vonë në Raiffeisen Bank Zrt.