vlerat

Teknologjia VoLTE, në rrjetin më të mirë të certifikuar ONE!

Ishim të parët që mundësuam cilësinë e pakrahasueshme të zërit me teknologjinë e avancuar VoLTE. Ju mundësojmë telefonata me cilësinë më të mirë të zërit! Lidhuni pa pritur asnjë sekondë me rrjetin më të mirë të certifikuar për vitin 2021!

 

Voice over Long-Term Evolution (VoLTE) mundëson realizimin e telefonatave në rrjetin 4G, ndryshe nga telefonatat tradicionale që përdorin rrjetin 2G/3G.

Lidhja direkte mbi 4G, mundëson kalim pothuajse të pakompresuar të zërit, duke sjellë qartësi superiore të telefonatave të kryera në VoLTE.

Me VoLTE, në 4G lidhja e thirrjes kryhet menjëherë, disa herë më e shpejtë se lidhja e thirrjeve në rrjete të tjera, në rreth 2 sekonda. Gjithashtu VoLTE ka më pak shkëputje ose ngrirje të procesit se teknologjitë e kaluara.

Me VoLTE ju arrini kursimin maksimal të baterisë gjatë kohës së telefonatës. VoLTE është një teknologji e optimizuar për rrjetin 4G e cila ka konsum më të ulët të baterisë së telefonit në krahasim me thirrjet e rrjeteve tradicionale.

 

Si të aktivizoj dhe përdor shërbimin VoLTE?

1. Sigurohuni që të keni një aparat i cili suporton teknologjinë VoLTE.

2. Aktivizoni VoLTE FALAS në çdo dyqan ONE, ose duke telefonuar në numrin 142.

3. Pas aktivizimit, në aparatin tuaj do të shfaqet ikona e VoLTE. Ju mund ta aktivizoni dhe ç’aktivizoni nën menunë e Settings/Connections/Mobile Network në telefonin tuaj me sistem operativ Android.

Hapat e aktivizimit - për pajisjet me sistem operativ Android:

1. Shkoni në Settings.

2. Zgjidhni Mobile Networks.

3. Zgjidhni një prej mundësive, për shembull, “VoLTE calls SIM 1”.

4. Shërbimi VoLTE është aktivizuar me sukses!