qeverisja-e-korporates

Certifikata IMS

Ndjeshmëria, përgjegjshmëria dhe angazhimi i kompanisë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfshirë në procesin tonë të vendimarrjes objektivat ekonomikë, mjedisorë dhe socialë shprehet në mënyrë të përmbledhur në Politikën e Sistemit të Integruar të Menaxhimit.

Ne, në ONE Albania, të frymëzuar nga vlerat dhe përparësitë tona strategjike, gjithmonë përpiqemi për të përmirësuar filozofinë tonë të suksesshme të orientimit ndaj klientit, pozicionimin konkurues në treg dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të avancuara teknologjikisht.

Si një korporatë e përgjegjshme, ne synojmë të përcjellim vlera tek të gjithë palët që punojnë me ne dhe besojmë se cilësia, siguria dhe shëndeti në punë, konsumi i energjisë dhe mjedisi përbëjnë shqetësimet thelbësore të rrënjosura në kulturën e kompanisë sonë. Në këtë kontekst, ne synojmë që sjellja e stafit të lartë drejtues të kompanisë tonë të shërbejë si një model për t’u ndjekur.

Duke synuar Ekselencën e Biznesit, ne jemi të vendosur të:

  • Përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet dhe performancën e kompanisë duke vendosur, monitoruar dhe rishikuar objektivat e vendosura me qëllim arritjen e tyre dhe ku është e mundur tejkalimin e pritshmërive të të gjitha palëve që punojnë me ne.

  • Veprojmë me përgjegjshmëri dhe zbatojmë të gjitha detyrimet ligjore të parashtruara nga legjislacioni i zbatueshëm, dhe ku mundemi t’i tejkalojmë ato.

  • Sigurojmë një nivel të lartë sigurie dhe mbrojtje të të dhënave.

  • Adoptojmë një përqasje të integruar në menaxhimin efiçent të shërbimeve të teknologjisë së informacionit.

  • Kërkojmë nga personeli, kontraktorët dhe furnitorët tanë, të marrin pjesë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave lidhur me cilësinë e aktiviteteve tona, shëndetin dhe sigurinë në punë, konsumin racional të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke zbatuar të gjitha programet dhe rregulloret e vendosura.

  • Hulumtojmë zgjidhje inovative të zbatueshme në aktivitetet, produktet dhe shërbimet tona, adoptojmë përqasje parandaluese me qëllim reduktimin e impaktit në mjedis, ndotjes, si edhe evitimin e incidenteve që cënojnë sigurinë dhe shëndetin e personelit, partnerëve tanë apo publikut në përgjithësi.

  • Informojmë publikun, personelin dhe të gjitha palët e interesit lidhur me çështjet e cilësisë, mjedisore, si edhe ato lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë.

  • Në mënyrë vullnetare, ne synojmë të mbrojmë publikun nëpërmjet parimeve dhe rekomandimeve të pranuara në Politikën EMF (Fusha Elektromagnetike), duke përfshirë transparencën, informimin, pjesëmarrjen dhe promovimin e shkencës.

  • Zbatojmë plotësisht kërkesat e Sistemit të Integruar të Manaxhimit që kemi implementuar dhe në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojmë efikasitetin e tij.