emf-dhe-sar-al

Politika (EMF) dhe SAR

Fushat Elektromagnetike

One Albania njeh interesin real të publikut për teknologjinë e komunikimit celular edhe në lidhje me aparatet celulare dhe stacionet bazë të transmetimit. Nisur nga një ndjenjë përgjegjësie për miliona abonentë të saj, si dhe për ato palë të interesuara të cilat tregojnë një interes të veçantë për shkak të të paturit një stacion transmetimi në lagjen e tyre, One Albania trajton pjesëmarrjen e publikut, çështjet mjedisore dhe nevojat e konsumatorëve në mënyrë të hapur, konstruktive dhe të ndershme.

Në të njëjtën kohë dhe në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe shoqërinë shkencore, One Albania inkurajon studime të pavarura dhe hulumtime shkencore në lidhje me shëndetin.

Qëllimi i Politikës së Fushave Elektromagnetike është të përshkruajë angazhimin vullnetar të kompanisë në mbrojtjen e publikut nëpërmjet aktiviteteve të cilat mbështesin transparencën, informacionin, pjesëmarrjen dhe promovimin e shkencës.

Çfarë është SAR?

Çdo telefon celular çliron energji elektromagnetike të radio-frekuencave (RF). Vlera SAR e një telefoni celular tregon shkallën maksimale të fushave elektromagnetike që individi mund të përthithë gjatë një thirrje.

SAR do të thotë "Norma Specifike e Përthitjes”. SAR shprehet Vat për Kilogram (peshë trupore) (W/kg). Të gjithë prodhuesit sigurohen që telefoni celular i prodhuar prej tyre është në përputhje me nivelin e lejuar të ekspozimit dhe publikojnë vlerat maksimale të matura si “Vlera SAR” në Manualet e tyre të Përdorimit.


Normat SAR të Lejuara

Komisionet e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Komisionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rezatimi Jo-Jonizues (ICNIRP) përcaktojnë vlera të rekomanduara të normës SAR dhe i monitorojnë ato rregullisht. Për këtë, ata bazohen në gjetjet më të fundit kërkimore në mënyrë të vazhdueshme. Sipas këtyre ekspertëve, komunikimi me telefon celular është i sigurt dhe nuk përbën rrezik për shëndetin, përsa kohë norma SAR është brenda vlerave të lejuara.

Kufiri 2W/kg për telefonat celularë është përcaktuar me rekomandim të Këshillit të BE-së në vitin 1999 dhe zbatohet në të gjitha vendet europiane.

Telefonat celulare duhet të jenë në përputhje me normën e përcaktuar edhe gjatë fuqisë maksimale të transmetimit të tyre. Norma limit e përcaktuar garanton që pajisjet celulare të mund të përdoren në mënyrë të sigurt nga të gjithë përdoruesit.

Të gjithë telefonat celularë janë projektuar, jo vetëm që të jenë në përputhje me normën e përcaktuar prej 2W/kg, por edhe që të mbeten shumë poshtë kësaj norme (kontrolli i fuqisë adaptive).

Niveli është i bazuar në rekomandimet e Komisionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rezatimi Jo-Jonizues (ICNIRP), një komitet ekspertësh i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). ICNIRP shqyrton në mënyrë të vazhdueshme vlefshmërinë e niveleve të përcaktuara. Ai aktualisht arrin në përfundimin se komunikimi nëpërmjet telefonave celularë është i sigurt nëse garantohet kufiri i normës SAR.


Aparate Celularë të shitur nga ONE Albania

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), nuk ka nevojë për masa paraprake të veçanta kur përdorim një telefon celular, sepse fushat e radio-frekuencave ndaj të cilave njerëzit janë të ekspozuar, janë nën kufirin e ekspozimit të vazhdueshëm të publikut, të përcaktuar nga Komisionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rezatimi Jo-Jonizues (ICNIRP).

Megjithatë, ne duam t’u japim udhëzime të dobishme atyre që ndihen disi të pasigurt. Personat që dëshirojnë të marrin masa të thjeshta për reduktimin e ekspozimit të tyre, duhet të mbajnë larg trupit apo kokës aparatin celular, gjatë përdorimit, duke:

  • përdorur kufje ose Bluetooth
  • përdorur funksionin e altoparlantit (edhe gjatë një video-thirrje)
  • vendosur aparatin mbi një sipërfaqe kur dërgojnë të dhëna
  • duke dërguar mesazhe në vend të thirrjeve