Guidë udhëzuese

Si mund t`i mbani të mbani të sigurtë fëmijët gjatë përdorimit të internetit

Kompjuterat dhe interneti sot janë një pjesë e rëndësishme e jetës tonë. Me hapat gjigandë të zhvillimit teknologjik, ajo që dje ishte e pamundur, sot është e domosdoshme. Pjesë e këtij zhvillimi janë edhe telefonat celularë. Këto janë kaq të përhapur sa lehtësisht harrohet sa teknologji e sofistikuar dhe e fuqishme është.

Bashkë me ndryshimet pozitive vijnë edhe përgjegjësitë dhe rreziqet e mundshme. Ne në One përpiqemi të maksimizojmë përfitimet dhe të minimizojmë rreziqet në të gjitha mënyrat, përfshirë edhe këtë guidë për përdorimin e sigurt të internetit.

Kjo guidë këshillon fëmijët dhe prindërit, si dhe u jep informacion këtyre të fundit si mund t’i mbajnë fëmijët e tyre të sigurt në përdorimin e internetit. Kjo guidë gjithashtu bën një ndarje sipas grupmoshave të fëmijëve për rreziqet që mund të shfaqen për secilën grupmoshë dhe mënyrat që mund të ndjekë prindi ose kujdestari për të minimizuar këto rreziqe.

Klikoni këtu për të parë fletëpalosjen.

Këshilla për prindërit

Posta elektronike është shndërruar në pjesë të jetës. Ajo siguron komunikim të çastit dhe mundësi për të bashkëlidhur foto, dokumente, detyra, etj.

  • Informohuni për rreziqet që mund t`u vijnë fëmijëve nga dhe gjatë përdorimit të internetit.
  • Flisni me fëmijët tuaj. Pyetini fëmijët se cfarë faqesh vizitojnë online dhe kush janë miqtë e tyre.
  • Mësojini fëmijëve sigurinë. Sigurohuni që fëmijët tuaj të dinë si mund ti shmangin rreziqet. Asnjëherë të mos postojnë ftesa, informacion personal dhe të mos takojnë të huaj.
  • Ndihmojini fëmijët që të shohin informacionin online me sy kritik. Jo çdo gjë që shfaqet në internet është e vërtetë. Mësojuni atyre të bëhen përdorues të zgjuar të informacionit në internet.
  • Trajtojeni informacionin tuaj online me sy kritik. Fëmijët tanë shohin gjithçka që bëjmë. Nëse nuk dëshironi që fëmijët tuaj të bëjnë si ju në internet, ju duhet ta rimendoni mënyrën e trajtimit të informacionit tuaj.
  • Sigurohuni që t`i mbani të hapura kanalet e komunikimit. Nëse fëmijët tuaj mendojnë se ju do t`ua merrni pajisjet kompjuterike apo do t`i qortoni, nëse ju tregojnë diçka që do t`ju mërzisë, atëherë ata nuk do t`ju drejtohen ju kur të kenë vërtet nevojë.
  • Vazhdimisht kontrolloni historikun e internetit në kompjuter. Kjo do t`ju ndihmonte të mësonit se çfarë faqesh frekuenton fëmija juaj gjatë përdorimit të internetit.
  • Krijoni në kompjuter “përdorues të veçantë” për fëmijët tuaj, duke përcaktuar edhe kufizime përdorimi.
  • Jetoni botën e tyre. Shkarkoni muzikë, luani një lojë online, krijoni profilin tuaj në rrjete sociale. Fëmija juaj jo vetëm që do t`i vlerësojë këto, por edhe ju do ta kuptoni çfarë trajtohet.
  • Raportoni aktivitete të dyshimta tek autoritetet përgjegjëse dhe Alo 116, Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë.

Këshilla për fëmijët për ta bërë lundrimin në internet më të sigurtë

  • Asnjëherë mos i tregoni atyre që i takoni online, numrin tuaj të telefonit, adresën e shtëpisë apo emrin e shkolles, përveç rasteve kur prindi apo kujdestari juaj ju lejon diçka të tilë.
  • Gjithmonë jini të kujdesshëm në dhomat biseduese (chat rooms) online. Edhe nëse dhoma tregon se kjo është vetëm për fëmijë, nuk mund të dihet nëse të gjithë aty janë fëmijë. Mund të jetë një i rritur apo fëmijë më i rritur që përpiqet t`ju mashtrojë.
  • Asnjëherë mos dërgoni foto apo të dhëna lidhur me identitetin tuaj, pa u këshilluar më parë me prindin ose kujdestarin tuaj.
  • Gjithmonë pyesni prindin ose kujdestarin nëse mund të frekuentoni dhomat biseduese (chat rooms).
  • Asnjëherë mos lini takim me persona të tjerë, përveç rasteve kur prindi / kujdestari vjen me ju në takim në një vend publik. Personat që mund të kontaktoni online jo gjithmonë janë ata që mendoni ju.
  • Asnjëherë mos hapni materiale bashkëlidhur e-maileve, përveç rasteve kur vijnë nga dikush që e njihni dhe i besoni. Ato mund të përmbajnë viruse dhe programe të tjera që mund të dëmtojnë informacionin apo programet në kompjuterin tuaj.
  • Fjalëkalimin gjithmonë mbajeni për vete dhe mos ua tregoni të tjerëve.
  • Asnjëherë mos ju përgjigjni mesazheve sugjeruese të pakëndshme dhe gjithmonë tregojani prindit / kujdestarit nëse merrni të tilla.
  • Gjithmonë qëndroni jashtë faqeve që tregojnë se duhet të jeni mbi 18 vjeç. Paralajmërimi vendoset për t`ju mbrojtur juve.
  • Gjithmonë kini parasysh se, nëse dikush ju bën një ofertë që duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, me shumë mundësi është mashtrim.